Ranë në greminë dhe ndërruan jetë, nxirren trupat e dy turisteve të huaja në Valbonë

Dy turiste të huaja, një belge dhe një franceze humbën jetën këtë të martë në vendin e quajtur Qafa e Valbonës në Tropojë.
Bëhet me dije se policia ka arritur që të nxjerrë trupat e pajetë të dy turisteve. Bëhet fjalë për Baets Myrthe, 25 vjeçe nga Belgjika dhe Joanna Blocaille me origjinë franceze.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi pasdite, por për shkak të terrenit të vështirë dhe borës policia ka bërë të mundur nxjerrjen e trupave vetëm rreth orës 21:40 të mbrëmjes.

Sipas informacioneve paraprake, rezulton se dy vajzat janë nisur pa një udhërrëfyes-guide dhe pasi kanë lënë Thethin, kanë kaluar në pjesën malore, aty ku janë përballur me dëborën që ende është e pranishme. Pa informacionin e duhur për terrenin dhe shtigjet, vajzat kanë vendosur të kalojnë mes dëborës dhe aty dyshohet se janë rrëzuar në greminë pasi kanë rrëshqitur. Tragjike për to ka qenë goditja e mëvonshme nga një ortek.

Për të mundësuar nxjerrjen e trupave shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine bashkëpunuan me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.

Lexo edhe:  Vdes foshnja gjatë lindjes në QKUK, njoftohet Policia