Ramiz Lladrovci i prerë, shkarkon 2 drejtorë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka liruar nga detyra dy drejtorë të drejtorive komunale.

Sipas njoftimit të komunës, vendimi është marrë këtë të enjte.

Bëhet fjalë për Ruzhdi Lestrani, drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë dhe Egzona Jetullahu-Gjoshi, drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik.

Lirimin e tyre nga detyra Lladrovci e ka arsyetuar me “ngritjen e performancës dhe efikasitetit” të kabinetit të tij.

“Më qëllim të ngritjes se performancës dhe efikasitetit të Kabinetit tim, kam marrë vendim për lirim nga detyra e dy drejtorëve të drejtorive, z. Ruzhdi Lestrani dhe znj. Egzona Jetullahu-Gjoshi. I falënderova për bashkëpunimin dhe urova suksese në punën e tyre të mëtejme”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, Lladrovci ka thënë se vendimi për të nuk ishte i lehtë, pasi “me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale”.

Në fund, ai ka paralajmëruar se së shpejti do të merret vendimi për plotësimin e vendeve të lira.

Lexo edhe:  Tragjedia e familjes kosovare në lumin Lepenc, dalin emrat e 3 viktimave