Rama: Sheshi deri te Posta, më vonë deri te “Rrethi i Flamurit”

Prishtina do të ketë sheshin deri te Posta, e që më vonë mendohet të bëhet deri te “Rrethi i Flamurit”, ka deklaruar të enjten kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Deklarimin e bëri në një diskutim publik me qytetarët e Prishtinës, ku mori sugjerime të ndryshme nga ta.

Sipas Ramës, është shumë e nevojshme që t’i jepet përparësi këmbësorit.

“Ulpiana edhe Dardania kanë qasje të shumta, nuk ka nevojë që qasja të jetë në këtë rrugë dhe duhet të dimë që aty po ndërtohet xhamia dhe është tregu dhe do të jetë një ngarkesë në këtë mënyrë siç është. Prandaj fillimisht po mendohet të jetë sheshi deri te Posta. Do të kemi një hapësirë më shumë për fëmijët tanë dhe do të jetë një përjetim më i mirë. Sheshi deri te ‘Rrethi me Flamur’ është për të mirën e gjithë qytetarëve. Pra do i japim përparësi këmbësorit”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Pritje të gjata para bankave, Qeveria nuk i ekzekuton pensionet