Vetura me targa serbe e pa stikersa në qendër të Prishtinës

Në qendër të Prishtinës është hasur një veturë e cila ka të vendosura targat e Serbisë por se i mungojnë stikersat.

Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje në redaksi.

Bazuar në një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që është arritur në Bruksel veturat nga Serbia dhe ato nga Kosova, në rast se hyjnë në shtetet respektive duhet t’i kenë të vendoura stikersat (ngjitëse) në vendet ku shihen simbolet e dyja vendeve dhe akronimet e dyja shteteve.

Lexo edhe:  Policia arreston tre persona të dyshuar për fajde, ka bastisur edhe pronën në Mitrovicë