Radojçiq ishte i përfshirë, po ruhet i lënduar nga Xhandarmëria serbe

Organet e sigurisë vendase dhe ato ndërkombëtare kanë arritur që në orët e hershme të mëngjesit të konfirmojnë se ne mesin e të plagosurve është edhe nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq.

Sipas burimeve të Kanal10, tashmë autoritetet serbe kanë konfirmuar se Radojçiq është duke marrë trajtim mjekësor në spital ushtarak nën përcjellje të Xhandarmërisë serbe.

Burimet bëjnë të ditur se kreu i grupit terrorist serb ka raporte të mira me komandantin e Xhandarmërisë së ushtrisë serbe duke theksuar se “duket se në të gjithë këtë ndërmarrje të dielën në veri kanë bashkëpunuar mes vete”.

Mediat boshnjake ishin të parat që raportuar të hënën në mbrëmje se edhe Radojçiq është plagosur duke konfirmuar prezencën e tij në atë ngjarje terroriste. Policia e Kosovës gjatë ditës prezantoi një veturë të kapur, që dyshohet se ishte në prondëri të Radojciq, njeriut të future në listën e zezë të Amerikës.

Lexo edhe:  E rëndë: Rrëzohet një person nga një banesë në Mitrovicë, dyshohet se ka vdekur