Qyteti suedez po shet tokë për vetëm 0.08 euro për metër katror
Qyteti suedez Goten po përpiqet të rrisë numrin e banorëve duke shitur tokë për vetëm 0.08 euro për metër katror, raporton CNN.
Është një qytet me 5000 banorë që po përpiqet të zgjidhë çështjen e plakjes së popullsisë dhe rënies së natalitetit, shkruan Euronews.
“Absolutisht kushdo mund të blejë një nga parcelat. Nuk ka rregulla apo kërkesa lidhur me atë se kush mund të blejë një parcelë. Do të ishte absolutisht fantastike nëse do të mund të interesoheshin njerëz nga jashtë për të blerë parcela edhe këtu”, ka thënë kryetari i bashkisë Goten, Johan Mansson.
Ai nuk specifikoi nëse kërkesa është të ketë vendbanim në Suedi apo nënshtetësi suedeze, por supozohet se vetëm ata që jetojnë ligjërisht në Suedi do të mund të blejnë tokë. Kushti është që brenda dy vjetëve të ndërtohet një njësi banimi në tokën e blerë. Përndryshe, toka i kthehet qytetit.
“Kushton shumë për të ndërtuar një shtëpi dhe kostoja e tokës nuk është e gjitha, por është një pjesë e rëndësishme e saj”, u shpreh kryebashkiaku Mansson në një deklaratë për gazetën lokale The Local.
Normat e interesit në Suedi janë duke u ulur, por popullsia është ende e kujdesshme kur bëhet fjalë për tregun e pasurive të paluajtshme.