Qytetari publikon faturën e rrymës: 1,071 euro për një market 170 metra katrorë – kjo është grabitje
Një qytetar është ankuar për faturën e energjisë elektrike, që thotë se i ka ardhur në vlerë 1 mijë e 71 euro për një market prej 170 metra katrorë, duke e cilësuar këtë si “grabitje”.
Shkumbin Maloku thotë se muajin e kaluar ka paguar 715 euro për të njëjtin konsum.
“…tash po më kërkojnë 356 euro më shumë për të njëjtin konsum. Kjo nuk është rritje normale – kjo është shkatërrim i qëllimshëm i biznesit privat, nga ku ky shtet merr taksat, të hyrat dhe pagat”, ka shkruar ai.
Orav: Kosovës i duhet një qeveri e re që do ta ndërtojë një urë të re e të fortë me…
Orët e fundit para skadimit të afatit dhe zbatimit të masës së përkohshme, deputetët drejt “finales” për konstituim
Ambasadori britanik: Politikanët kosovarë të gjejnë zgjidhje para se të skadojë afati nesër
Ai ka thënë se ky është problem i çdo qytetari dhe biznesi në vend.
“Sot jam unë, nesër jeni ju. Sepse shteti ynë nuk prodhon asgjë, nuk ndërton asgjë – por i mjel bizneset private deri në rrënim. Heshtja jonë është forca e tyre. Sot, na kanë zënë në gjumë, por kjo faturë është një shuplakë – për të na zgjuar. Sepse kjo nuk është faturë për rrymë, kjo është faturë për dështimin e shtetit dhe për heshtjen tone”, ka shkruar Maloku, teksa ka bashkangjitur faturën./Reporteri