Arrestohet një grua në një lokal masazhi

Një grua e dyshuar për mundësim apo detyrim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion është arrestuar në një lokal masazhi të hënën në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftur se janë gjetur dhe sekuestruar një telefon dhe 35 euro.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Lexo edhe:  Sveçla: Kemi mjaftueshëm dëshmi për sulmin në Banjskë, Prokuroria t’i publikojë rezultatet