Vdes një qytetar në Istog, e zuri lisi derisa po priste dru

Një person nga Istogu ka mbetur i vdekur dje në pyll derisa po priste dru, pasi gjatë rrëzimit të lisit u godit nga degët e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia ka njoftuar se një person tjetër ka pësuar lëndime trupore, i cili më pas është dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion“, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.org

Lexo edhe:  “Dy vajzat e masakruara, 13 dhe 16 vjeç i gjetëm pas disa ditësh në mal” – Rrëfimi mbi masakrën që tronditi botën