Qytetari nga diaspora i kthen fjalën Kurtit për shifrat ekonomike: Je mes analfabetëve funksionalë
Po vazhdojnë edhe më tutje reagimet e shumta ndaj kryeministrit, Albin Kurti i cili shkroi disa të dhëna përmes së cilave po pretendon se ekonomia në Kosovë ka shënuar progres.
Një konstatim i tillë i kryeministrit, pa publikuar ndonjë fakt, e ka nxitur të reagojë edhe një qytetar që jeton në diasporë.
Naser Mahmuti, i cili jeton dhe vepron në Salzburg të Austrisë, ka komentur në një prej raportimeve të Nacionales, ku thotë se shkrimi i Kurtit e ka bindur që ai është në mesin e analfabetëve funksionalë.
“Kur shkruan Kurti ndonjë artikull me të dhëna statistikore për „rritjen ekonomike” të vendit dhe shtimin e vendeve të reja të punës, atëherë vërtetë më bind që sistemi ynë shkollorë ka prodhuar dhe prodhon numër të madh të analfabetëve funksional dhe se njëri prej tyre, pa asnjë pikë dyshimi është ai vet! Por, sistemi ynë shkollor, për fatin tonë të mirë ka prodhuar edhe ekspert të shquar, siç është zoti Rukiqi të cilët rrenat e Kurtit i nxjerrin lakuriq para të vërtetës, e cila mjerisht është krejt ndryshe nga ajo roza e Kurtit…”, ka komentuar ky qytetar.
Shkrimi i Kurtit i publikuar pasditën e së shtunës flet për mijëra vende të reja të punës, rritje të eksportit, investime direkte e ndihma për biznese vendore.