Qytetari kopjon Policinë e Kosovës me sinjale rotative në veturë por kapet dhe dënohet

Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin i cili drejtonte mjetin duke përdor sinjale me drita rotative të vendosura para në veturë.

Të njëjtit i janë konfiskuar pajisjet (dritat rotative) si dhe është gjobitur me 500€, përcjell Jepi zë.

Policia e Kosovës njoftin se do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

VIDEO

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është i riu 26 vjeçar që vdiq tragjikisht pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese