Momenti kur u gjet i gjallë 23-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i zhdukur

23-vjeçari nga komuna e Shtimes i cili ishte zhdukur tash e sa ditë është gjetur sot gjatë ditës.

Agon Misini, është gjetur në rajonin Shtimes rreth orës 14:50 nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Policia e Kosovës ka njoftuar se menjëherë pas gjetjes, 23-vjeçari është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekësve gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

U raportua i zhdukur tash e dy ditë, gjendet 23-vjeçari nga Shtimja – kjo është gjendja shëndetësore

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka publikuar momentin e gjetjes së 24-vjeçarit.

VIDEO

Lexo edhe:  E zënë minatorin e Trepçës duke fjetur në orar të punës, e dënojnë me 30% të pagës për 5 muaj