Qytetari kap hajdutin në flagrancë duke ia vjedh biçikletën

Një vjedhje ka ndodhur gjatë paradites së djeshme në rrugën “Xhemail Shkololli” në Pejë, me ç’rast një person ka vjedhur një biçikletë.

Në një video të siguruar nga Gazeta10, hajduti shihet duke u rrokullisur disa herë rreth biçikletës, ku pastaj me disa mjete ka thyer edhe çelësin e saj dhe e ka vjedhur atë.

Por, pronari ka arritur ta identifikoj personin dhe e ka kapur në flagrancë atë.

VIDEO

Lexo edhe:  Tri ditë nga vrasja te ‘Top’-i: 100 mijë euro shpërblim për kapjen e autorëve, Policia merr disa informacione