Qytetarët në veri nisin ta paguajnë rrymën, 21 euro paushall

Kompania “Elektrosever” nga sot pritet të fillojë me shpërndarjen e faturave për energjinë në katër komuna në veri të Kosovës.
Mediumi serb “Kosovo-Online” ka njoftuar se qytetarët e katër komunave veriore do të marrin faturat e llogaritura “paushall” prej 21.60 euro.
Veç kësaj, thuhet se qytetarët do të kenë edhe një “kopje të kontratës për inspektim” dhe një njoftim për“Elektrosever”.
“Me pagesën e një shumë prej 21.60 euro, Marrëveshja e Furnizimit me kompaninë ‘Elektrosever’ do të konsiderohet e lidhur. Zyrtarët e Elektrosever do t’ua sjellin qytetarëve për nënshkrim Marrëveshjet për Furnizimin me Energji Elektrike.” – thuhet në një njoftim të kompanisë.
Lexo edhe:  Universiteti i Mitrovicës hap dhjetra vende të lira pune