QKUK hap konkurs për 15 vende pune, mësoni si mund të konkuroni

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur konkurs për infermierë dhe teknik të rentgenit.

Sipas njoftimit nga ky konkurs do të pranohen 15 infermierë të përgjithshëm me shkollë të mesmë si dhe katër teknik të rentgenit me bachelor.

Infermierët e punësuar do të kenë koeficientin 4,8, ndërsa kandidatët e pranuar si teknik të rentgenit do të kenë koeficientin 5,4 – me nga 40 orë pune në javë.

Aplikimi fillon nga data 21 nëntor deri më 29 nëntor 2022.

Duke klikuar KËTU mund të njoftoheni më detajisht për konkursin.

Lexo edhe:  Kampioni i botës për meçin Krasniqi-Mohammed: Hajni e ndyrë, turp për Robinin dhe Kosovën