Gruaja nga Mitrovica kërkon ndihmë për shërim jashtë vendit, i duhet 23 mijë euro

Ajete Ademi nga Mitrovica tash e dy vjet është duke u përballur me gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të problemit me veshkat.

Përveç kësaj, familja Ademi përballet me kushte të rënda ekonomike, ndërsa trajtimi i sëmundjes së saj mund të bëhet vetëm jashtë vendit për çka vet nuk kanë mundësi financiare.

Për këtë ata kanë bërë apel te të gjithë qytetarët që t’i dalin në ndihmë për të mbledhur shumën e nevojshme prej 23 mijë eurove për trajtim jashtë vendit.

Shërimi i saj bëhet me ndërrim të veshkës, i cili bëhet vetëm jashtë vendit.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin 049-573-215

Lexo edhe:  Ekonomistët me kërkesë direkte: Pushteti të lejojë tërheqjen e 30% të TRUST-it