Qeveria merr vendim: Hiqen stikersat për veturat me targa të Serbisë

Në orët e vona të mbrëmjes së sonte, Qeveria ka njoftuar se kanë mbajtur një mbledhje në mënyrë elektronike.
Nga Qeveria thanë se kanë marrë vendim për largimin e stikersave në simbolet e tabelave të veturave që vijnë nga Serbia, shkruan lajmi.net.

Ata thanë se kjo po bëhet pasi që Serbia lejoi veturat me targa RKS në territorin e Serbisë.

Njoftimi nga Qeveria:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia.

Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare./Lajmi.net

 

Lexo edhe:  Publikohen pamje/ Ish ushtari i UÇK-së, duke e ndihmuar njërin nga të plagosurit