Fluks i madh: 45 aeroplanë pritet të nisen nesër nga Aeroporti i Prishtinës

Kompania që ka nën menaxhim Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, “Limak Kosovo” ka bërë të ditur se nesër do të nisen 45 aeroplanë nga Kosova, përfshirë edhe Turqinë që mund të lëvizësh pa viza, raporton Sinjali.

Fluksi i ditëve të fundit vie si rezultat i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Europian, dhe me futjen në praktikë të këtij vendim, shumë qytetarë tashmë po udhëtojnë jashtë vendit.

Meqenëse është edhe koha e kthimit të mërgimtarëve në vendet e tyre, vërehet fluks më i madh i qytetarëve, krahas kësaj është shtuar edhe numri i fluturimeve në drejtim të vendeve të BE’së.

Lexo edhe:  Zbulohet identiteti i vushtrriasit që kërcënoi me armë policët, shpallet në kërkim policor