Qeveria merr një vendim për renovimin e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës në mënyrë elektronike, ku janë miratuar disa nisma e vendime, kryesisht që kanë të bëjnë me ekonominë.

Megjithatë, njëra ndër to është edhe vendimi përfundimtar për shpronësimin e pronave për renovimin e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, përcjell Jepi zë.

“Miraton: Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Renovimi dhe Rikonfigurimi i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës

Lexo edhe:  Ish ushtari i UÇK-së dhe zjarrfikësi nga Skënderaj, Liridon Rexha, ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit – i duhen 100 mijë euro