Qeveria e Kosovës ia anulon lejen ndërtimore Blerim Devolli për ndërtimin e një objekti disa milionësh në ish-Fabrikën e Amortizatorëve

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka aprovuar si të bazuar ankesën e Grupit të Asamblistëve të Levizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, në lidhje me një vendim të Drejtorisë së Urbanizimit të Komunës së Prishtinës e i cili ka të bëjë me ri-caktimin e kushteve ndërtimore për “Ndërmarrja e Re Amortizatorët – Ndërtesa e Administratës” shpk me pronar Blerim Devolli.

Ministria ka gjetur se me këtë rast është vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe se Komuna e Prishtinës, konkretisht Drejtoria e Urbanizmit, nuk ka vendosur në mënyrë të drejtë për këtë çështje.

Ministria e ka anuluar këtë vendim dhe e ka obliguar Komunën e Prishtinës që të zbatoj këtë vendim të MMPHI.

Sipas dokumentit që e ka siguruar KosovaNews ky vendim ka të bëjë për një objekt komercial, me disa mijëra metra katëror e me vlerë shumë milionëshe, ku pronar dhe investitor është Blerim Devolli.

  

Lexo edhe:  Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen