“Qeveria duhet të lirojë nga dogana dhe TVSh gjeneratorët dhe naftën deri në 100L në muaj për çdo 10 punëtorë”

Opinionisti Bleron Baraliu ka propozuar një ide subvencionimi për bizneset që preken nga shpenzimet e naftës për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, me ç’rast etiketoi edhe ministrin Murati, tha se Qeveria duhet të lirojë nga dogana dhe TVSh-ja gjeneratorët dhe naftën deri 100L në muaj për çdo 10 punëtorë.

Tutje, ai ka thënë se këtë duhet t’iua llogarisë si zbritje mbi taksat e detyruara deri në 1000 dollarë për punëtor të secilit biznes që është i detyruar të blejë gjenerator.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Lexo edhe:  Kjo është gruaja që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit të rëndë, vajza e saj ende në Mjekim Intensiv