Qentë endacakë kafshojnë një turiste në Prishtinë, dërgohet në QKUK

U raportua se një turiste nga Çekia është kafshuar nga qentë endacakë në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka dhënë detaje

Ajo tha se rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, dersa shtoi se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe nuk ka dashtë të vazhdojë mëtej me procedura ligjore.

“Rreth orës 11:30, e kemi pranuar informatën se në Kampusin Universitar, një person është sulmuar pre një qeni endacak. Personi në fjalë ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta s’ka dashtë të vazhdoj më tej me procedura policore”, tha Ahmeti.

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

Lexo edhe:  Burri nga Mitrovica raporton se i ka humbur gruaja: Shkoi për t’i rregulluar thonjtë dhe nuk u kthye më