Qëllohet me armë zjarri derisa po lëvizte me veturë, viktima dërgohet në QKUK

Një person derisa ishte duke lëvizur në rrugën Ferizaj-Prishtinë është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima është  dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.

Njoftimi i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Magjistrale Ferizaj-Prishtinë  24.10.2023 – 23:20  Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj Prishtinë për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur .Viktima është  dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdheruar hapjen e hetimeve intensive.

Lexo edhe:  32-vjeçari nga Drenasi i dyshuar për vrasjen e argjentinases erdhi nga Zvicra për dasmën e vëllait