“Puro politike”, Përparim Rama akuzon Qeverinë për bllokim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur lidhur me bllokimin e disa projekteve në kryeqytetit nga ana e Ministrisë së Kulturës.
Ai ka akuzuar Qeverinë për bllokim punësh në kryeqytet, ndërsa ka shtuar se menaxhmenti i kryeqytetit po vazhdojnë të punojnë aty ku nuk po mund të bllokoj punimet niveli.
“Ne jemi duku punuar nëpër të gjitha pjesët e kryeqytetit edhe jemi duke i vazhduar punët aty ku s’mundet me blloku Qeveria, d.m.th. nëpër të gjitha pjesët e kryeqytetit shihni punë të mdhaja që janë duke u kry, mirëpo aty ku kanë mujtë me blloku nuk e kanë humb mundësin për me blloku. Pra, duke fillu prej unazës së kryeqytetit ku e kemi pas të aprovuem buxhetin prej 204 milionësh… ku edhe 84 milion pra 40% të këtyre fondeve kanë qenë grand, pra kanë qenë fal por ja që Qeveria e ka pa të udhës që ta bllokoj këtë projekt madhor të kryeqytetit i cili po them ka qenë i gatshëm qysh para tri vitesh me vazhdu punimet”, ka thënë ai.
“Për fat të keq janë puro politike, ose prej dikujt ose prej një partie apo njerëzve që shiten si njerëz kombëtar që ja dojnë të mirën vendit bëjnë do e mos që ta bllokojnë secilin projekt madhor për kryeqytetin”, ka thënë Rama.
Më tej i pari i kryeqytetit ka thënë se si Komunë kanë filluar me kallxime penale për secilin individ, zyrtar që pengon zhvillimin e kryeqytetit duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje po pengon sepse nuk janë me ta.
“Çdo gjë që nuk është në parti të tyre o kundër tyre, pra është bardh e zi edhe këtë me shumë keqardhje po e them sot por ky është realiteti edhe e kanë tregu me secilin projekt, pra një pas tjetrit”, ka thënë Rama në RTV Dukagjini.