Ish-ministri Krasniqi: Edhe gruaja e Armend Mujës u avancua në pozitë sa isha unë ministër, nuk ishte në Nisma

Për akuzat e Armend Mujës, që Enver Hajrullahu ka qenë asamblist i Nismës dhe se tash po paraqitet të jetë i ndershëm, ka folur edhe ish-ministri Vesel Krasniqi.

Sipas tij, kjo nuk ka të bëjë aspak me parti, pasi që në kohën e tij edhe gruaja e Armend Mujës është avancuar në pozitë, por se nuk i ka takuar subjektit Nisma.

“Ajo që më ka bë përshtypje është që ministrat, deputetë në këtë rast deputeti Muja i cili kishe reaguar se ky i takon një subjekti, çka ka të bëj këtu subjekti politik i takon. Këtu nuk mundet me fshehë a është i atij subjekti apo tjetrit subjekt, ai e ka kry, e ka zbatu ligjin dhe ka respektuar rregullat e pagesave. Në këtë rast duke u munduar me mbrojt ministren këtu shihet se këta janë MREZH, dhe janë keqpërdorues dhe ai i cili del në mbrojtje në këtë rast ministres edhe ai është i njëjtë me të.

Deputeti Muja në kohën sa kam qenë unë ministër është avancuar edhe bashkëshortja e tij, tash kjo nuk është e Nismës, dhe ne kemi qenë në atë kohë në drejtim të kësaj ministrie”, ka deklaruar Krasniqi për Front Online

Lexo edhe:  Aktori turk: Vajza ime është gjallë nën rrënoja, po i dëgjohet zëri