Ministrja Hajdari në gjykatë pas publikimit të përgjimeve, denoncon Berat Buzhalen me portalin e tij Nacionale

Rozeta Hajdari e ka nisur ditën e fundit të kësaj jave në gjykatë.

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë është shfaqur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tregojnë disa fotografi që ka siguruar Paparaci.


Ministrja Hajdari ka dorëzuar padi për shpifje kundër mediumit Nacionale.com, ka mësuar Paparaci nga burime brenda gjykatës.

Nacionale.com, në fillim të kësaj jave publikoi aferën e përgjimeve të MINT-it të udhëhequr nga ministrja Hajdari. Përgjimet e publikuara nga mediumi ngritin dyshime të forta për keqmenaxhimin e rezervave shtetërore.

Sipas përgjimeve, në të cilat janë të implikuar disa zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë, shteti nuk i ka pranuar ende të gjitha produktet, grurë dhe vaj, të blera për rezervat shtetërore ndonëse pagesat për kontraktorët janë kryer.

Lexo edhe:  Ish-gazetari kosovar: Në Kosovë është situatë sikurse para trazirave të marsit 2004