Punëtori shpëton nga goditja e veturës, por jo edhe nga bankina nga e cila pësoi rëndë

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë i madh edhe përkundër angazhimeve të Policisë e shqiptimin e gjobave.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në fshatin Mushtishtë të Komunës së Suharekës, ku një veturë e cila po vinte nga fshati Dubravë duke mos iu bindur një puntori që rregullonte komunikacionin, ngasësi ka goditur mbrojtësen e metalit e cila pastaj i ka shkaktuar lëndime të rënda në boshtin kurrizor punëtorit.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën Sinjali se një automjet derisa po vinte nga fshati Dubravë në Mushtisht, dje rreth orës 10:10, ngasësi nuk ka respektuar punëtorin i cili ishte duke rregulluar komunikacionin.

Si shkak i goditjes se një konstruksioni të metalit, ajo ka goditur punëtorin.

Bytyqi, njofton se viktima ka marr lëndime të rënda në boshtin kurrizor dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe rasti është duke u hetuar.

Lexo edhe:  Viti: 35-vjeçari sulmon me sëpatë personin me të cilin u kap në komunikacion