Bëni kujdes, tash edhe 5 euro po qarkullojnë false: Policia gjen 2 prej tyre në Fushë Kosovë

Policia ka njoftuar se dje në Fushë Kosovë janë identifikuar para false, kur përveç monedhave metalike, ka gjetur edhe kartëmonedha prej 5 euro false.

Ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë rreth 451 € si dhe 2X5 € të letrës të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Parat e dyshuara janë konfiskuar.

“Fushë Kosovë, 13.01-07.02.2024. Ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë rreth 451 € si dhe 2X5 € të letrës të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti duke u hetuar”,thuhet në raport.

Lexo edhe:  Rast i rëndë: Ky është 38-vjeçari nga Istogu që u gjet pa shenja jete në pyll