Punëtori lëndon gishtat duke punuar në oborr, dërgohet në Spitalin e Gjakovës

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë. Një rast i tillë i lëndimit në punë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme në fshatin Ratkoc të Rahoverit.

Një 25-vjeçar ka lënduar gishtat derisa ishte duke punuar në një oborr në fshatin Ratkoc.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakocës, Sheremet Elezaj.

Ai shtoi se 25-vjeçari është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe është njoftuar inspektori i punës”, tha ai.

Ndërsa, shton se veprimet hetimore janë duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit.

Rrezikshmëria në vendin e punës vazhdon të jetë problem serioz, dhe kjo dëshmohet edhe nga raportimet e fundit të Sinjalit. Në vetëm dy ditët e fundit, një punëtorë është zënë nga skelet kurse një tjetër derisa ishte duke punuar i është thyer dora dhe i janë amputuar gishtat.

 

Lexo edhe:  Babai i hyn dajak vajzës së mitur pasi piu alkool në një aheng familjar, përfundon në ndalim policor