24-vjeçari nga Podujeva pasi e çoi në motel të mituren e rrahu dhe ia vjedhi 300 euro

Një rast i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së shtunës në Podujevë, ku një vajzë e mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe është vjedhur nga partneri i saj.

Sinjali mëson se rreth orës 03:50, e mitura ka kërkuar ndihmë nga Policia ku ka deklaruar se pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me partnerin e saj në një motel në fshatin Shtedim, 24-vjeçari e ka rrahur dhe ia ka vjedhur paratë.

Para policëve ajo ka rrëfyer se përpos që ka marrë lëndime trupore si pasojë e sulmit fizik, i dyshuari ia ka marrë asaj edhe 300 euro. Për shkak të lëndimeve të pësuara, ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë njësitet policore janë vënë në lëvizje që ta kapin të dyshuarin, ku pas një pune hetimore ai është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 24-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Situatë dramatike në Shqipëri, kërcasin grushtet mes deputetëve në Kuvend