Punëtori e vuri re foshnjën pa shenja jete, detaje nga rasti tronditës në Matiqan
Një punëtor e ka vënë re një foshnje të porsalindur brenda një qeseje plastike në deponinë e mbeturinave në lagjen Matiqan të Prishtinës në mëngjesin e sotëm.
Punëtori ishte duke e zbrazur kamionin e mbushur me dhe në këtë deponi.
Lajmi për gjetjen e foshnjës pa shenja jete e konfirmoi Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Në përgjigje me shkrim bënë të ditur se prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se është gjendur një foshnje pa shenja jete, Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Andaj, prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me këtë çështje. Për më shumë informacione ju njoftojmë në vazhdimësi”, njoftoi Prokuroria.