Puçrraven disa nxënës në Gjakovë, askush nuk hyn në klasë

Gjashtë fëmijë të klasës së tretë, në shkollën “Mustafa Bakija” në Gjakovë, shfaqën shqetësime të ngjashme pasi puçrrat i’u shpërndanë nëpër lëkurë.

Ndaj bashkë me të tjerët në këtë klasë, nën dyshimet për alergji u referuan për të bërë analiza, përcjell klankosova.tv.

Megjithëse të tilla ndryshime nuk u panë tek tjerët, të hënën në klasë nuk hyri askush, e mësimi për këta nxënës mbahet virtualisht.

Me të marrë informatën, komunarët morën masat e nga të gjitha shkollat e Gjakovës u kërkua të raportohet nëse ka këso dyshimesh.

Lexo edhe:  Vëllezërit rrahen mes vete në shtëpinë e dhëndrit për një borxh, nga festa e Vitit të Ri përfundojnë në Polici