Publikohet video e momentit të rrëzimit të aeroplanit mjekësor me pasagjerë në Filadelfia
Aeroplani që transportonte një paciente dhe nënën e saj u rrëzua të premten në mbrëmje në verilindje të Filadelfias, duke shkaktuar një shpërthim të madh.
Në aeroplan ndodheshin gjashtë persona, përfshirë pacienten dhe nënën e saj, të cilat po ktheheshin në Meksikë pas trajtimit mjekësor, deklaroi Shai Gold, zëdhënësi i operatorit ajror Jet Rescue Air Ambulance.
Në bord ishin gjithashtu katër anëtarë të ekuipazhit: piloti, bashkëpiloti, një infermier dhe një mjek, shkruan nypost.