“Pse pe pin cigarën?”, baba përfundon në polici pasi i bërtiti djalit për duhan, rastin e dencoi nëna

Një burrë në Istog ka përfunduar në prangat e Policisë mbrëmë, pasi u denoncua nga bashkëshortja e tij.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje, mirëpo viktimë nuk është vetë ajo.

Ajo ka deklaruar në Polici se burri i saj e ka gjetur djalin e tyre të mitur duke pirë cigare e më pas i kishte bërtitur atij.

Njësitet policore kanë shoqëruar në stacion edhe 13-vjeçarin me nënën dhe axhën e tij, e po ashtu edhe babai i cili u intervistua në cilësinë e të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Lexo edhe:  Malishevë: Djali rreh nënën dhe gjyshen e tij pasi ato nuk i dhanë para