Lëndohet një punëtor i ndërtimtarisë në Rahovec, thyen unazat e boshtit kurrizor

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët dërgohen me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur sot në Rahovec.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se një 55-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, pasi ishte rrëzuar teksa po punonte punë ndërtimore në fshatin Bellacerk.

Ai që aty është transferuar me autoambulancë në Spitalin rajonal të Gjakovës, por për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinës.

Sinjali mëson se 55-vjeçari ka thyer dy unaza të boshtit kurrizor, mirëpo gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici, ku njësitet policore bashkë me inspektorin e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të prokurorit, rasti është denoncuar ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi në vendin e punës’.

Lexo edhe:  Shpëlarje parash, hyrje në sisteme kompjuterike- Policia në aksion, kap shtatë persona