“Pse e ke lëshu punën pa lajmërim”:Ky është gjakovari që dyshohet se sulmoi dhe kërcënoi ish-punëtorin

Gazeta Sinjali raportoi sot për një incident që ka ndodhur të dielën në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku një person dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe është kanosur me armë nga ish-punëdhënësi i tij. Sherri dyshohet se nisi me debat verbal dhe më pas eskaloi, për çka viktima kërkoi ndihmën e Policisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë bërë me dije se bëhet fjalë për Nazim Berishën, (43-vjeçar) i cili po dyshohet se e ka goditur ish-punëtorin e tij, të cilin e ka akuzuar se ka vendosur të largohet nga puna pa e njoftuar paraprakisht.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari ia ka zënë pritën viktimës te shtëpia e tij dhe aty dyshohet se i ka kërkuar llogari pse ka vendosur që ta lë punën, e madje e ka akuzuar edhe për një borxh.

Për të mos mbaruar me kaq, viktima ka deklaruar se i dyshuari e ka goditur dhe e ka kanosur me armë, duke i shkaktuar kështu shqetësim.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprat penale “Kanosje”, “Sulm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Lexo edhe:  Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen