Hoxha Osman Musliu publikon fytyrën e hajnit që vodhi paratë e xhamisë

Një burrë të dielën në mëngjes ka vjedhur paratë e xhamisë në Drenas.

Kjo u bë e ditur nga imami i xhamisë, Osman Musliu.

Ai ka publikuar një video-incizim në të cilën shihet një person duke marrë paratë që janë mbledhur për mirëmbajtjen e xhamisë.

Imami ka thënë se rasti është paraqitur edhe në Polici.

”Sot në mëngjes në xhaminë e Drenasit ky person ka hyrë dhe ka thyer kacen duke vjedhur të gjitha paratë të cilat mblidhen për mirëmbajtjen e xhamisë. Rasti është paraqitur në polici”.

Lexo edhe:  Kriza e kap edhe Gjermaninë, mos prisni shumë para këtë dimër nga diaspora!