E dhimbshme: Vdes në QKUK pasagjerja që u lëndua në aksidentin e rëndë në Podujevë

Pas disa ditësh trajtim në Intensiven e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njëra ndër pasagjeret që u lëndua në aksidentin në fshatin Gërdoc të Podujevës, ka ndërruar jetë.

E ndjera, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq të dielën pasdite, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 70-vjeçare, e cila po merrte trajtim në QKUK që nga mbrëmja e 19 majit, për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë.

Sinjali mëson se për vdekjen e saj është njoftuar edhe Policia, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të tërhiqet nga reparti intensiv për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, mbrëmjen e së premtes, ku për pasojë shtatë persona kishin pësuar lëndime trupore.

Lexo edhe:  Videoja që bën krenarë të gjithë: Ushtarët e FSK në trajnime të përbashkëta me ushtarët britanikë