PSD shpalos librezën me “dështime” të Nagavcit, e vlerëson me notë negative

Aktivistë të Partisë Socialdemokrate (PSD), kanë zhvilluar një aksion në Bibliotekën Kombëtare kundër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, të cilën e vlerësuan me notë negative

Në një librezë të vendosur nga aktivistët e PSD-së, shkruan për “dështimet” e ministres Nagavci.

Notë negative PSD-ja i ka vendosur në ndërtimin e çerdheve, sjelljen ndaj sindikatave dhe furnizimin me tekste shkollore. Ndërsa notë shembullore i kanë vendosur në “shkelje të Kushtetutës”, duke aluduar në rastet kur Nagavci ka bërë shkelje të institucionit më të lartë juridik në vend.

Lexo edhe:  Miqtë rrihen mes vete në Vushtrri, një 41-vjeçar merr lëndime të rënda