Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë -Podujevë, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë -Podujevë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.   Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin“, tha ajo.

Lexo edhe:  Ndahet nga jeta veprimtari dhe humanisti nga Vushtrria