Protesta të mëdha pro-Palestinës në Angli e Skoci

Qindra mbështetës të Palestinës zhvilluan protesta në disa qytete të Anglisë dhe Skocisë, në një kohë kur Izraeli po nis kundërofensivën e tij tokësore kundër Hamasit në Gaza.

Protestat më të mëdha u regjistruan në Glasgou dhe Manchester, ku pjesëmarrësit arritën në disa mijëra.

Manifestimi u shoqëruar nga forca të mëdha policie, dhe fatmirësisht gjatë tij nuk u raportua asnjë incident.

Të pranishmit mbanin në duar parulla pro Palestinës dhe kërkonin reagimin e komunitetit ndërkombëtar, për atë që ata e cilësojnë si mizori të qeverisë izraelite.

Lexo edhe:  E "luftuan" për bukën e FSK-së, por i kërkuan ndihmë Ragip "Zhabës" për ndërtim e Stacionit të Policisë: I japin kontratë mbi 1 milion euro me negocim