Propozohet të nis mësimi në shkolla, por të mos notohen nxënësit, përgjigjet SBASHK
Kryesuesi i Komisionit për Arsim, Ardian Gola ka propozuar në mbledhje që të nis mësimi në shkolla, por të mos notohen deri në zgjidhjen e kërkesave të grevistëve.
Gola, tha se notat e nxënësve të përdoret si mjet i presionit nga ana e sindikatave për përmbushje të kërkesave të tyre, raporton 02Press.com
Më të marrë këtë propozim, përfaqësuesi i SBASHK-ut Ymer Ymeri, ka thënë se ai është i papranushëm.
Por pas kësaj, Gola ka kërkuar që propozimi të diskutohet edhe me anêtarësinë.
Ndërkohë vetë nënkryetarja e SBASHk-ut, Vjollca Shala tha se këtë propozim do ta diskutojnë me anëtarësinë për të gjetur një zgjidhje.
Me këtë edhe përfundoj ky takim, deri në pritje të një vendimi të ri nga ana e SBASHK-ut.