Pronari nga Vushtrria e rrah punëtorin që e kishte thirrur për të punuar në ara!

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet se rrahu një person tjetër.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje në raportin ditor se për çka nisi problemi mes të dyshuarit dhe viktimës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë

Ajo çfarë potencohet në raport është se viktima ishte duke punuar si punëtor krahu në arën e të dyshuarit.

I dyshuari, sipas policisë, e ka sulmuar fizikisht viktimën ndërsa më pas është arrestuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit.

I dyshuari është intervistuar, ndërsa, me vendim të prokurorit, rasti do të hetohet në procedurë të rregullt si lëndim i lehtë trupor dhe kanosje.

Lexo edhe:  Zhvillimet në Hagë: Dëshmitari kundër Shalës përmend Sabit Gecin e Xhemshit Krasniqin