Prizrenasi kërcënon me jetë prindërit e tij: Kom me iu mbytë

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i dhunës ndaj prindërve ka ndodhur në lagjen Dardania në Prizren, ku një person dyshohet se i ka kërcënuar me jetë nënën dhe babanë e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se prindërit janë detyruar të kërkojnë ndihmën e Policisë, pasi janë shqetësuar tej mase nga kërcënimet e të birit, i cili u ka thënë se do i mbys.

Po ashtu viktimë në këtë rast është edhe fqinji i të dyshuarit dhe viktimave, i cili ka dhënë dëshminë e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 33-vjeçari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosja’.

Lexo edhe:  Një natë në hotel me miss-in e njohur pastaj “avulloi”, shtohet misteri mbi Ervis Martinajn: Çfarë fiksuan kamerat e qendrës tregtare