Prishtinë: Qytetari bllokon rrugën me veturë, ia tregon gishtin e mesit kamerës

Një qytetar ka bllokuar rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, teksa ka lënë veturën e tij të parkuar në korsinë qarkulluese.

Në pamjet që janë dërguar në adresë të Gazetës Insajderi, ai iu është drejtuar me gisht të mesit kamerës teksa është kthyer nga marketi.

Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, ai kishte bllokuar qarkullimin për autobusët urbanë të linjës katër dhe pesë.

Lexo edhe:  “Më kapi për fyti”: Afaristi në Lipjan denoncon funksionarin e LVV-së, ai e mohon ngjarjen