Prishtinë: 21-vjeçari dërgohet në spital pa shenja jete, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të riut, teksa kanë nisur hetimet nga Policia për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sinjali mëson se viktima është Rrahman Gashi, 21-vjeçar.

I riu është gjetur pa shenja jete nga vëllai i tij, i cili e ka dërguar menjëherë në spital me shpresën që mund t’i ofrojë ndihmë dhe ta shpëtojë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e vëllait të viktimës, i cili ka deklaruar se i ndjeri ka pasur disa probleme shëndetësore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Dyshohet se disa ushtarë serbë e kaluan kufirin me Kosovën, policia po e interviston qytetarin që e lajmëroi rastin