Prishtinasit ia thyejnë xhamin e veturës dhe ia vjedhin armën, paratë e kartelat bankare

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund.

Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur edhe në rrugën “24 Maji” në Prishtinë, për çka Policia tashmë ka nisur hetimet.

Pronari i një veture, e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se hajnat ia kanë thyer xhamin e veturës dhe ia kanë vjedhur një çantë me para, kartela bankare, si dhe një armë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se rasti u zbulua pas denoncimit të viktimës, i cili para hetuesve policorë ka rrëfyer se si e gjeti xhamin e thyer kur u kthye për ta marrë veturën pas një kohe të shkurtër.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

Lexo edhe:  Abdixhiku: Unë nuk dua të jem një kryeministër i krizave