Prishtinasi e godet gruan pas një mosmarrëveshje, ajo e çon në Polici dhe kërkon ndihmë

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë.

Zakonisht janë gratë ato të cilat kërkojnë mbrojtje institucionale për shkak të dhunës që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Për shkak të telasheve, një çift nga Prishtina kanë përfunduar dje në stacion policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se burri dyshohet që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete.

Viktima e ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast ka rrëfyer në detaje atë që kishte ndodhur.

Njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Detaje nga vrasja në Vushtrri: Viktima dhe shokët e rrahën keq dorasin, më pas e mori kallashin dhe i qëlloi