Krerët e shtetit ulen në karroca në takim me përfaqësues të HANDIKOS

Krerët e shtetit, kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani e kryeparlamentari Glauk Konjufca patën sot disa vizita të veçanta në zyret e tyre.

Ata pritën në takim persona me aftësi të kufizuara në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.

Ajo që shkaktoi reagime në opinion, është fakti se Kurti, Osmani e Konjufca, i pritën vizitorët të ulur në karroca, në shenjë “solidarizimi” me ta.Kryeministri, presidentja e kryeparlamentari u zotuan se do të shtyjnë përpara përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Kosovës.

Lexo edhe:  Këta janë dy vëllezërit e dyshuar që kërcënuan e sulmuan Policinë në Prishtinë