Prindërit në Vushtrri futen në sherr pasi fëmijët u rrahën me njëri-tjetrin, intervenon Policia

Një incident ka ndodhur dje pasdite në shkollën fillore ‘Mustafë Venhari’ në Vushtrri, ku nëna e një nxënësit ka denoncuar në Polici prindin e një nxënësi tjetër.

Sinjali mëson se i gjithë sherri ka nisur pasi fëmijët e tyre të moshës 6-vjeçare janë rrahur mes vete, gjë e cila ka shtyrë të dyshuarin të sulmojë fizikisht të miturin në shenjë revolte.

Nëna e 6-vjeçarit që u rrah nga 44-vjeçari ka deklaruar se si pasojë e dhunës fëmija ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Pas ankesës së nënës, Policia ka arritur që të arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Prizren: 44-vjeçari vendos flamurin ‘UÇK’ në autobusin me tabela të Serbisë, arrestohet pasi dyshohet se sulmoi priftin